Para

Qeveria do të aplikojë garancinë sovrane për herë të tretë për krijimin e rezervave

Qeveria shqiptare do të aplikojë për herë të tretë garancinë sovrane për bizneset, pas dy herëve të tjera gjatë pandemisë.

Këtë herë garancia sovrane me vlerë 3 miliardë lekë, që këtë herë është i destinuar për bizneset importuese të produkteve ushqimore me qëllim krijimin e rezervës së sigurisë.

Ky instrument u heq bizneseve pengesën e një kolaterali, për të cilën garantor bëhet shteti.

Në fillim të këtij viti, ministria e Financave pati paralajmëruar se instrumenti i garancisë shtetërore do të përdoret për sektorin e bujqësisë, manifakturës dhe turizmit.

Garancia e parë ishte në masën 11 miliardë lekë dhe u adresohej bizneseve që të paguanin pagat për 3 muaj në periudhën e karantinës. Garancia e dytë ishte në vlerë 15 miliardë lekë dhe aplikohej për të gjithë bizneset me synim pasjen e likuiditetit të nevojshëm për të vijuar projektet dhe investimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë