Futboll

Britania miraton nisjen e Premier League, por 8 klube janë kundër

Qeveria angleze i ka dhënë dritën jeshile Premier League dhe fundjava e 12 qershorit mund të shënojë rifillimin e kampionatit më të pasur dhe më të ndjekur evropian. Një lajm i mirë për futbollin e ishullit por dyshimet mbi efektivitetin e rihapjes janë të shumta. Diçka më shumë do të mësohet pas takimit mes drejtuesve të klubeve të Premier: për të nisur projektin “Restart” duhen të paktën 14 vota në favor në 20 të mundshme.

Sipas “Telegraph” të paktën tetë klube janë kundër rinisjes së Premier, duke bllokuar kështu që kampionati të shkojë deri në fund. Përtej dyshimeve të drejtuesve të shoqërive, janë edhe shumë futbollistë kundër rifillimit të lojës në rast se numrat e pandemisë do të mbeten ende në nivelet aktuale.

Hapi i parë, megjithatë, është hedhur: Kryeministri britanik Boris Johnson ka zyrtarizuar rinisjen e sportit profesionist, me kusht që të respektohet protokolli prej 60 faqesh dhe që ndeshjet të luhen me dyer të mbyllura “për një kohë të gjatë” .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë