Gazeta Si – Për herë të parë pas gati 40 vitesh tifozët anglezë mund të pinë birrë, – dhe pije alkoolike në përgjithësi, – në shkallët e stadiumit. Qeveria britanike ka pranuar të rishohë legjislacionin aktual, në fuqi që prej vitit 1985, që ndalon konsumin e pijeve alkoolike gjatë ndeshjeve të futbollit.
Pritet të aplikohet një skemë-pilot për të testuar efektet e masave të reja, rezultatet e të cilave do të bëhen të ditura në verë. Por kjo lëvizje kundërshtohet nga policia, që e quan një vendim “të çmendur”. Dhe pa aprovimin e forcave të rendit, gjithçka mbetet si më parë.

“Po eleminohet diçka, që është menduar për t’i bëra gjërat më të sigurta për tifozët, – ka thënë Mark Roberts, shef i policisë së Cheshire për ‘Daily Mail’. – Ky propozim vjen në një moment, ku po shohim një shtim shqetësues të rasteve të dhunës në futbollin e të gjitha niveleve. Është kohë e papërshtatshme”.
Sipas një raporti të “English Football League”, ndalimi i pijeve alkoolike në stadium u kushton klubeve angleze të paktën 2 stërlina për tifoz për çdo ndeshje në shtëpi. Humbja shkon në rreth 30 milionë stërlina në vit në Premier Ligë.
“Legjislacioni aktual për pijet alkoolike gjatë ndeshjeve është futur në vitin 1985, – ka shpjeguar Kevin Miles, administrator i deleguar i “Football Supporters’ Association”. – Bota ka bërë progres të madh që atëherë dhe futbolli po ashtu. Prandaj duhet një rishikim i ligjit të vjetër”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




