Nga Gazeta ‘Si’- Raportuesi i Shqipërisë në PE Andreas Schieder, në një konferencë për mediat u pyet nëse Shqipërisë i duhet një qeveri teknike.
Schieder u shpreh se Tirana ka bërë hapa madhorë në negociata.
Ai deklaroi se maxhoranca dhe opozita duhet të bashkëpunojnë sa më shumë, me qëllim që të përafrojnë legjislacionin me atë të BE-së dhe që këto ligje të gjejnë zbatim edhe në përditshmëri.
Sipas tij, vendi nuk ka nevojë për molotovë, por për argumente sa më të mira për të ardhmen e vendit.
“Sigurisht që unë mund të kem një mendim për shumë gjëra. E rëndësishme është që si politikan ti ke idetë e tua, por duhet të përmbushësh edhe rolin tënd institucional. Unë qëndroj këtu si raportues në Parlamentin Europian. Ne si Parlament Europian mendojmë se ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë hap përpara. Të mos banalizohet gjithçka, të luftohet fort me argumente të forta aty ku duhet. Kjo vlen dhe për opozitën, edhe për qeverinë.
Të mos merremi me molotovë. Mbi 90 përqind e shqiptarëve e duan BE-në, është vend i bashkuar. Bashkëpunimi brenda vendit po ecën mirë në disa çështje. Të përmirësohet kultura politike. Shqipëria ka pasur ecuri madhore në negociata. Tirana do të nisë të mbyllë kapituj e do jetë pararojë për zgjerimin. Legjislacioni si ai i BE-së duhet të jetë, që t’i afrohemi standardeve të Bashkimit Europian. Edhe pas miratimit të legjislacionit, ka goxha punë për të bërë.
Vetëm pak kohë më parë, raportuesi për Shqipërinë në PE Andreas Schieder u shpreh se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po ecën mirë dhe ka shpresa të mëdha që shumica e kapitujve të përfundojnë deri në vitin 2026″, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



