Gratë shtatzëna që përdorin qetësuesit kundër dhimbjeve gjatë shtatzënisë kanë më shumë gjasa të kenë komplikime.
Studiuesit nga Universiteti i Aberdeen zbuluan se kishte raste më të larta të lindjes së parakohshme. Gjithashtu kishte raste të vdekjes neonatale dhe defekteve fizike tek gratë.
Rreth 30-80% e grave në mbarë botën i marrin qetësuesit për të lehtësuar simptomat e zakonshme të shtatzënisë. Ndër to renditen, gripi, ethet dhe gjendjet reumatologjike.
Studiuesit thonë se këshillat aktuale se cilat ilaçe janë të sigurta për gratë shtatzëna janë kontradiktore.
Më shumë se 151,000 shtatzëni u analizuan dhe ekspertët analizuan të dhënat mjekësore, për ato që kishin marrë pesë qetësues të zakonshëm: paracetamol, ibuprofen dhe aspirinë.
Më herët studimet kanë treguar se paracetamoli është i sigurt për t’u marrë nga gratë shtatzëna.
Aikaterini Zafeiri, nga Universiteti i Aberdeen-it, tha se nënat në pritje duhet të kërkojnë gjithmonë këshilla mjekësore përpara se të marrin ilaçet.
“Ka lehtësi ndaj aksesit të qetësuesve pa recetë, në kombinim me informacionin e pa saktë përmes internetit, ngre shqetësime për sigurinë”, tha Zafeiri.
Ekspertët shpjegojnë se ka të bëjë më vendimet për vetë-mjekim dhe mos konsultimin me mjekët.
“Duhet të përforcohen udhëzimet se paracetamoli shoqërohet me një rrezik të lartë dhe gratë shtatzëna”, thanë mjekët.
Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje