Ka ndodhur

Qeni sulmoi 84-vjeçarin, arrestohet pronari i Pitbullit në Durrës

Gazeta Si – Një 44-vjeçar u arrestua në Durrës, si pronari i një qeni të racës Pitbull, i cili një ditë më parë sulmoi në rrugë një 84-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.L., i cili akuzohet për veprën penale braktisja e kafshës së shoqërimit.

Ndërkaq, 84-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë