Nga Gazeta ‘Si’– Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi u pyet edhe për çështjen e Belinda Ballukut, për të cilën PS është shprehur kundër arrestimit të saj.
I pyetur nëse PS ka ndryshuar qasjen, Klosi tha se në asnjë rast nuk do ketë asnjë diskutim përsa i përket organeve të drejtësisë së re.
“Mbështetja për drejtësinë e re ka qenë në themelet e kësaj periudhe të strukturimit dhe funksionimit të Partisë Socialiste. Mos harrojmë, kemi ardhur në pushtet në vitin 2013 me një nga premtimet e mëdha, të reformës në drejtësi. Atë reformë që ja kemi ofruar qytetarëve shqiptarë, vazhdojmë ta mbështesim, ta jetësojmë dhe natyrisht të qëndrojmë gjithmonë të baraslarguar nga drejtësia përsa i përket vendimmarrjeve të saj”.
Klosi tha se PS nuk do të përfshihet në asnjë hetim apo pengim të hetimeve për asnjë rast, ndërsa pjesa tjetër shtoi se është një vendimmarrje e Kuvendit.
“Ne i qëndrojmë 100% të parimit. Nuk involvohemi në asnjë proces hetimor. Përsa i përket hetimit, në asnjë rast nuk do të kemi pengim të hetimeve, koment për hetimin dhe natyrisht koment për gjykimet e fundme të vendimmarrjes së organeve të drejtësisë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje