Nga Gazeta “SI“- Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka bërë të ditur se ajo dhe organizata e saj janë nominuar për “Çmimin Nobel për Paqe 2025”.
“E përulur dhe thellësisht mirënjohëse
Jam thellësisht e lumtur dhe e nderuar se unë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) jemi nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025”
Përmes një postimi në faqen Facebook të organizatës , ajo falenderuar deputetin suedez, Magnus Jakobsson për besimin e tij në misionin e saj.
“Ky vendim për nominim, i propozuar nga deputeti i Parlamentit Suedez, z.Magnus Jakobsson më mbush me emocione të papërshkrueshme dhe mirënjohje të thellë. Një falënderim i përzemërt shkon për z. Jacobsson për besimin e tij në misionin tonë dhe për amplifikimin e zërave të atyre që shpesh nuk dëgjohen”
Rushiti thotë se ky moment është arritje e madhe individuale por dhe kolektive, duke theksuar se ky është një moment i veçantë i cili na përket të gjithëve.
“Ky moment është një arritje e madhe për mua, ekipin e jashtëzakonshëm të QKRMT-së, dhe mbi të gjitha, për të mbijetuarit që kemi privilegjin t’u shërbejmë tash e 25 vjet. Ky moment i veçantë, na frymëzon të vazhdojmë përpjekjet tona kolektive, duke avokuar globalisht dhe ndarë praktikat e mira të Kosovës, për të trajtuar këtë plagë të rëndë dhe për të kontribuar në parandalimin e dhunës seksuale në konflikt, si dhe në arritjen e drejtësisë për të mbijetuarit.
Faleminderit të gjithë atyre që na kanë mbështetur gjatë këtij çerekshekulli të punës sonë.
Ky moment na takon të gjithë neve që besojmë në një botë më të drejtë dhe paqësore.
Feride Rushiti”
Çmimi Nobel për Paqe është çmimi më i lartë që jepet nga Akademia Suedeze e Nobelit, për individët apo institucionet të cilët janë angazhuar drejt arritjes së paqes në botë brenda një viti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.