Sociale

Qendra e vaksinimit në “Air Albania” me pak njerëz dhe shumë zhurmë

Masat e kontrollit duken pak më të lira nëqendrën e vaksinimit në stadiumin “Air Albania”. Ndryshe nga qendra e vaksinimit nëSheshin Skënderbej, nëkëtë qendër mund të hyje lirisht deri në pjesën e regjistrimit, asnjë polic ose person që të orientojë, asnjë person që të masëtemperaturën apo të kujdeset për masat e tjera të vendosura mbi qendrat e vaksinimit.
Këtu ka më shumë personel se sa qytetarë që duhet të vaksinohen. Në këtë qendër në momentin e vëzhgimit të Gazetasi.al qëndronin nëradhë vetëm 3 persona që prisnin të konfirmoheshin për të hyrë dhe njëqë komunikonte me personelin në tone të larta. Edhe pse kishte shumë pak njerëz, kjo qendër është më e zhurmshme.
“Më ka thënë mjeku të vij këtu dhe e mbaj mend shumë mirë, nuk kam pse sorollatem”,dëgjohej tek sa thoshte me zë të lartë gruaja që ishte e bindur se duhet të vaksinohej në këtë qendër. Nga ana tjetër personeli qëregjistrontei përsëriste faktin se nuk gjendej në listat e tyre.
Anëtarë të stafit vaksinues shprehen se kjo problematikëndodh shpesh nëkëtëqendër sepse njerëzit që shkojnë atje të vaksinohen ngatërrohen. Ata nuk merren vesh mirë me mjekun e familjes kur marrin rekomandimin për t’u vaksinuar.

Një ndër përgjegjëset e kësaj qendre i tha Gazetasi.al se aty vaksinohen personat mbi 65 vjeç dhe të gjitha kategoritë e përcaktuara nga IShP. Ajo u shpreh se kohët e fundit kanë bërë dozat e dyta të Coronavac dhe të Pfizer për personelin e shërbimit shëndetësor. Sipas saj, referimi i personave për në qendrën e vaksinimit bëhet vetëm nga mjeku i familjes, ndërkohë që personeli në qendra punon me listat që vijnë nga IShP.
Megjithëse pjesa më e madhe e popullatës ende është e pavaksinuarduket e pakuptueshme se përse nëqendrën e vaksinimit në stadiumin “Air Albania”, ka pak njerëz që vaksinohen. Gjithsesi autoritetet shëndetësore shprehen se procesi i vaksinimit po ecën sipas një plani të mirëpërcaktuar.

Që prej fillimit të vaksinimit në vendin tonë, rreth 748 mijë persona kanë marrënjë dozëvaksine dhe rreth 250 mijë i kanë marrë të dyja dozat. Sipas të dhënave të përgjithshme, deri më tani ka përfunduar vaksinimi i personelit shëndetësor në spitale, mësuesve dhe efektivëve të policisë dhe personave +80, që ishin edhe ndër kategoritë prioritare të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë