Ka ndodhur

Qendra e masazheve përdorej për prostitucion nga një çift bashkëjetuesish

Gazeta Si – Një çift bashkëjetuesish janë arrestuar në Tiranë, pasi shfrytëzonin për prostitucion një 21-vjeçare në një qendër masazhesh.

Ky biznes ndodhej në rrugën “Shyqyri Bërxolli” dhe ishte e regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh në QKB.

Të arrestuarit F.D. 39 vjeç dhe M.E., 33 vjeçe, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje të lokaleve për prostitucion.

Ata shfrytëzonin për prostitucion një vajzë 21-vjeçare me iniciale I.A., e cila u procedua penalisht në gjendje të lirë për prostitucion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë