Ka ndodhur

Qendra e masazheve ishte kthyer në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen 4 vajza në Tiranë

Gazeta Si – Katër vajza të reja, njëra prej tyre administratore, janë arrestuar në Tiranë, pasi e kishin kthyer qendrën e masazheve ku punonin në fole prostitucionit.

Sipas burimeve të sigurta të Gazetasi.al, të rejat kishin përshtatur hyrjen e katit të parë të një pallati 5-katësh pranë shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” në një biznes të paligjshëm.

Prej kohësh, fqinjët e pallatit kishin parë lëvizje të dyshimta në qendrën e masazheve, ku hynin dhe dilnin meshkuj të moshave të ndryshme. Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 1 shtetase e punësuar dhe 4 shtetas të tjerë.

Sipas policisë, janë arrestuar: Xh.K., 28 vjeçe, B.K., 23 vjeçe, A.P., 21 vjeçe dhe A.K., 26 vjeçe, të gjitha banuese në Tiranë.

Shtetasja Xh.K., administronte një qendër masazhesh, në rrugën “Margarita Tutulani”, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. R., 31 vjeçe, punonjëse në këtë qendër masazhesh, si dhe për shtetasit E. A., 27 vjeç, E. C., 34 vjeç, S. M., 32 vjeç dhe A. P., 28 vjeç, klientë në këtë qendër masazhesh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 aparate celulare, shumat 351.000 lekë të rinj dhe 550 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë