Ka ndodhur

Qendër masazhesh që përdorej për prostitucion te ‘Astiri’, tre vajza në pranga

Gazeta Si – Një tjetër qendër masazhi që përdorej për prostitucion në zonën e “Astirit” është zbuluar nga policia në Tiranë.

Tre shtetase janë arrestuar, 4 janë vënë nën hetim, ndërsa pronari i qendrës së masazheve është shpallur në kërkim.

Policia thotë se në kuadër të operacionit “Location”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve M.H., 27 vjeçe dhe B.K., 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, menaxhere në një qendër masazhesh, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Në pranga ka rënë edhe S.S., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, punonjëse në qendrën e masazheve, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, shtetaset: Z.A., 30 vjeçe, Xh.Sh., 21 vjeçe dhe A.K., 26 vjeçe, të trija banuese në Tiranë, punonjëse në qendrën e masazheve; R. M., 37 vjeç, banues në Maqedoni, klient në qendrën e masazheve.

Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi M. M., 47 vjeç, pronari i qendrës së masazheve, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Shtetaset M. H. dhe B. K. menaxhonin qendrën e masazheve në pronësi të shtetasit M. M., në rrugën “Teodor Keko”, në të cilën ishin të punësuara shtetaset S. S., Z. A., Xh. Sh. dhe A. K.

Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këtë ambient, nga 2 menaxheret dhe 4 punonjëset (masazhatore), ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit, i organizuar nga pronari i kësaj qendre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë