Ka ndodhur

Qëllonin me kallashnikov në ajër, arrestohen adoleshentët në Durrës

Tre adoleshentë të armatosur me kallashnikov dhe që qëllonin me armë zjarri në ajër, janë arrestuar në Durrës. Banorët e zonës së Katundit në Sukth të Durrësit njoftuan policinë për të shtënat me armë.

Si pasojë, u arrestuan, K.B., 17 vjeç dhe G.P., 18 vjeç, ndërsa në gjendje të lirë u procedua një 16-vjeçar. Kallashnikovin e mbante në duart 17-vjeçari K.B., armë me të cilën adoleshentët qëllonin në ajër.

Në momentin e arrestimit, 17-vjeçarit i është gjetur arma e zjarrit tit kallashnikov, ndërsa në banesat e të dyshuarve policia ka gjetur një armë sportive pistoletë, një maskë e zezë dhe një shkop metalik.

Tre adoleshentët do të hetohen për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë