Ka ndodhur

Qëllojnë me pistoletë në ajër, sherr mes të rinjve në Vlorë

Një konflikt mes të rinjve ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit, por fatmirësisht pa viktima.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Akërni të Vlorës, ku një prej të rinjve, në konflikt e sipër, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër për të trembur të tjerët dhe më pas janë larguar.

Policia e Vlorës ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 17-vjeçarit me iniciale V.M., banues në Trivllazër.

Policia thotë se adoleshenti ka qëlluar me pistoletë në ajër për të kanosur 23-vjeçarin E.I., banues në Akërni.

Pasi ka ndodhur ngjarja shtetasi D. Ll, banues në Bishan, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi V.M. ka kanosur shtetasin E.I.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë, shtetasit Dh.M, J.M, V.Ll, dhe R.B,, pasi ka qenë të pranishëm dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë