Nga Gazeta ‘SI’ – Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, 39-vjeçari nga Vlora i shumëkërkuar në Greqi për plagosjen e tre personave në 16 dhjetor 2023 në Gazi të Athinës, është vetëdorëzuar në policinë greke.
Fillimisht është paraqitur në Komisariat avokati Spyros Dimitriou dhe më pas i shumëkërkuari shqiptar ka deklaruar se pas ngjarjes ishte arratisur në Shqipëri dhe tashmë kishte vendosur të vetëdorëzohej.
Idrizi u shpall në kërkim pasi qëlloi me armë zjarri tre të rinjë në Athinë, pas një debati në rrugë.
Ai mori emrin Nardi, nga vëllai i tij i vdekur, Leonard, anëtar i bandës së Coles në Vlorë.
Pas ngjarjes në Athinë policia shpalli në kërkim autorin kryesor, Nardi Idrizi, ndërsa arrestoi shokun e tij Emiljano Jakupi, 35 vjeç. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim edhe si pjesëmarrës në vrasjen e 40-vjeçarit nga Delvina, Pëllumb Islami, në 21 shkurt 2023 në “Nea Ionia” të Athinës. Jakupi kishte precedentë penalë për drogë, vjedhje makinash dhe vjedhje banesash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.