Ka ndodhur

Qëlloi në ajër me kallashnikov, arrestohet 29-vjeçari në Kuçovë

Gazeta Si – Një 29-vjeçar është arrestuar në lagjen “11 Janari” në Kuçovë, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në mesnatë, duke terrorizuar banorët.

Në pranga është vënë Franko Brisku, 29 vjeç, ndërsa gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri e tipit kallashnikov, një granatë ofensive dhe fishekë luftarakë.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni të koduar “Mesnata”, u procedua penalisht 21-vjeçarin Kastriot L., pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një kanabisi dhe disa fishekë luftarakë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë