Ka ndodhur

Qëlloi me pistoletë në ajër, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër

Gazeta Si – Një 31-vjeçar është vënë në pranga këtë të mërkurë në Shkodër, pasi qëlloi me armë zjarri në ajër.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe më pas vënien në pranga të autorit të dyshuar, shtetasit K. Y., 31 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë