Ka ndodhur

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një makine, në kërkim 29-vjeçari

Gazeta Si – Një sherr mes dy personave ka përfunduar në atentat të dështuar me armë zjarri një ditë më parë. Policia njoftoi ndalimin e një prej të rinjve, teksa shpalli në kërkim autorin e dyshuar.

Ngjarja bëhet me dije se ka motive të dobëta dhe ndodhi ditën e djeshme, në fshatin Dukagjin i Ri, në njësinë Kodër-Thumanë të Krujës.

Policia e Tiranes ka arrestuar shtetasin Sebastjan Mallkuqi (Ajazi) 30 vjeç, banues në Mamurras, si dhe po punon për kapjen e shtetasit Aleksandër Senaj, alias 29 vjeç, banues në fshatin Dukagjin i Ri.

Dyshohet se ky i fundit, ditën e diel, në rrugën e fshatit Dukagjin i Ri, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, me drejtues shtetasin S. M. (A) dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi municioni luftarak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë