Ka ndodhur

Qëlloi me armë zjarri në ajër për të kanosur një grua, shpallet në kërkim 40-vjeçari

Gazeta Si – Një 40-vjeçar, i cili u përfshi në një konflikt ditën e diel në Vlorë për vendin e parkimit, është shpallur në kërkim.

Policia thotë se Eurel Liçaj, 40 vjeç, banues në Vlorë, në zonën e “Ujit të Ftohtë” pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, me qëllim kanosjen e shtetases A. D., 58 vjeçe, banuese në Vlorë.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe administrimit të çdo prove të grumbulluar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe një gëzhojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë