Ka ndodhur

Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti, arrestohet 33-vjeçari në Dibër

Gazeta Si – Policia në Dibër ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri. Policia tha se shtetasi me iniciale L.H., 33 vjeç është arrestuar, pasi ka qëlluar me armë në ajër dhe ka kanosur SH.L., dhe R.L., dy kushërinjtë e shetasit Z.L, të cilit donte t’i merrte me qera një ambient. 

Falë  reagimit në kohë dhe ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë është bërë parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit  dhe kapja e shoqërimi në Komisariat i shtetasit L.H.

Gjithashtu janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave  të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë