Ka ndodhur

Qëlloi me armë zjarri në ajër dhe më pas nuk iu bind policisë/Arrestohet 38-vjeçari në Kamzë

Një i ri në Kamzë ka terrorizuar banorët duke qëlluar me armë në ajër dhe i ka bërë rezistencë policisë.  Fehtah Jata, 38 vjeç, banues në rrugën “Moxart”, Kamzë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  u kap me armë në dorë, me fishekë në fole gati për qitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekestruan një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë me fishekë luftarak dhe 11 gëzhoja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia ka njoftuar se oficerët i janë afruar banesën në të cilën dyshohej se fshihej personi me armë dhe i kanë bërë thirrje që të hapte derën dhe t’i bindej kontrollit të Policisë, por vetëm pas ndërhyrjes profesionale të punonjësve të Policisë është bërë e mundur  arrestimi i shtetasit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë