Drejtësia

Qëlloi me armë nga ballkoni i banesës, ‘arrest shtëpie’ për 71-vjeçarin në Korçë

Gazeta Si - Arrest në shtëpi ka vendosur gjykata e Korçës për 71 vjeçarin Edmond Naska, i cili para dy ditësh ka terrorizuar lagjen 16 të qytetit të Korçës.

Ka qenë mosha e të akuzuarit për ngjarjen ajo që e ka favorizuar 71-vjeçarin për të pasur një masë të tillë sigurie.

Ndërkohë që është kërkuar edhe ekspertiza mjekësore për të vërtetuar gjendjen psiqike të 71 vjecarit I cili për me shume se 3 orë pak ditë më parë ka terrorizuar banorët e kësaj lagje.

Dy ditë më parë, është dashur ndërhyrja e forcave RENEA për të bërë të mundur neutralizimin e të moshuarit I cili ka qëlluar disa herë në ajër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë