Një person është plagosur, në orët e para të mëngjesit, pasi qëlloi me armë në drejtim të forcave të policisë. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan.
Policia kishte shkuar për kontroll në banesën e shtetasit J.K., në fshatin Selte, pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje. Policia rrethoi zonën në një perimetër të gjerë dhe në ndihmë të saj shkuan forcat speciale Renea. Grupi negociator i Reneas i ka bërë thirrje për disa orë rresht shtetasit J.K., për t’u dorëzuar, por ky shtetas nuk i është bindur thirrjeve të Policisë. Shtetasi J.K, në orët e para të mëngjesit, ka qëlluar me armë në drejtim të forcave Renea dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i plagosur, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sëpatë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




