Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se rezultonte i shpallur në kërkim.
Policia thotë se R.G., 27 vjeç, ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje” e mbetur në tentativë “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike” pasi me datë 20.03.2021, në rrugën “Shaban Bardhoshi” ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit A.K.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




