Gazeta Si – Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia në Vorë, pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe prishje të qetësisë publike.
Policia tha se i riu Adriatik Cena rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Së fundmi ishte shpallur në kërkim pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së dy vëllezërve.
Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2023 pas një konflikti për motive të dobëta. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.