Gazeta Si – Një 42-vjeçar u arrestua në Librazhd, pasi ka qëlluar me armë gjahu për të kërcënuar fqinjin e tij. Ngjarja ka ndodhur gjatë një sherri për motive pronësie në fshatin Gizavesht.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të dëmtuar. Policia tha se arrestoi në flagrancë S.Xh., 42 vjeç.
I ndaluari, dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, me fqinjin e tij, H. Xh., 80 vjeç, në fshatin Gizavesht, ka qëlluar me armë gjahu, në ajër, për ta kanosur atë. Nga të shtënat nuk ka patur shtetas të dëmtuar.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut dhe një sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.