Sulmohet me armë lokali në Lezhë. Policia thotë se mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30, në fshatin Pllanë, Lezhë në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gjovalin Prendi.
Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP Lezhë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




