Ka ndodhur

Qëllohet me armë zjarri drejt një automjeti në Tiranë, shpëton drejtuesi

Gazeta Si – Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti, që drejtohej nga shtetasi Z.M.

Ngjarka ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Tiranë dhe nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa shoferi ka shpëtuar pa lëndime.

Sipas asaj që njofton policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 në rrugën “Konferenca e Pezës”. Shkak i ngjarjes dyshohet se është bërë një konflikt për motive të dobëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë