Nga Gazeta ‘Si’- Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është aksidentuar dhe ka lënë makinën e tij aty. Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Koplikut.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Automjeti duket se është qëlluar në ecje e sipër dhe për t’i shpëtuar plumbave është aksidentuar dhe është përplasur në bordurën e një karburanti.
Njëra anë e makinës është e dëmtuar për shkak të përplasjeve që mund të ketë pasur ose me makinën e autorëve ose në ndonjë vend tjetër. Po ashtu edhe gomat janë të dëmtuara plotësisht. Ndërkohë 5 plumbat makina i ka në pjesën e pasme të saj tek bagazhi.
Janë ende të paqarta motivet e kësaj ngjarje ndërsa policia vijon hetimet për të bërë identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



