Gazeta Si – Mbrëmjen e sotme Shqipëria me shumë mundësi do të sigurojë pjesëmarrjen e saj të dytë në një Europian. Mjafton të mos humbasë në Kishinjev ndaj Moldavisë për të vulosur biletën që i çon kuqezinjtë në Gjermani 2024.
Janë të gjitha mundësitë për ta siguruar një ndeshjje para kohe kualifikimin, pse jo dhe vendin e parë në Grupin E, që Kombëtaja e drejtuar nga trajneri Silvinjo e ka dominuar, duke sfumuar emra të mëdhenj të futbollit europian, si Polonia dhe Çekia.
Do të mjaftonte edhe një pikë në ndeshjen e sotme për të zyrtarizuar kualifikimin, që askush nuk e vë në dyshim. Fitorja do të bënte thuajse të sigurt edhe vendin e parë në grup, ndërsa humbja e mundshme mund të spostojë festen vetëm për 3 ditë, në ‘Air Albania’, ku do të luhet ndeshja e fundit me Ishujt Faroe.
Ka edhe një kombinim që do të sillte festë edhe në rast humbjeje sot në Moladavi. Nëse Polonia mund Çekinë në ndeshjen që luhet pak orë më pas, kuqezinjtë mund të hapin shampanjën, gjithmonë nëse nuk e kanë bërë më parë. Polonia do të shkonte 13 pikë, po aq sa ka Shqipëria, por nuk ka më ndeshje tjetër në dispozicon dhe ne jemi të favorizuar në ndeshjet direkt.
Në xhiron e fundit të grupit, Çekia pret Moldavinë dhe kjo përballje direkt mes tyre favorizon Shqipërinë, edhe nëse humb me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Kuqezinjtë në rastin më të keq do të kaloheshin vetëm nga një skuadër. Shqipëria nuk kualifikohet vetëm nëse i humb të dyja ndeshjet, Çekia fiton me Poloninë dhe pastaj mundet nga Moldavia.
Këto llogari as që kalojnë në mendjen e lojtarëve dhe trajnerit Silvinjo. Kombëtarja shqiptare ka bërë një fushatë kualifikuese mjaft të mirë dhe synimi është për ta mbyllur po ashtu, pse jo me 2 fitore të tjera dhe një vend të parë të stërmerituar. Të gjithë kanë besim se kuqezinjtë minimalisht nuk do të humbasin në Moldavi, duke nisur kështu festën, që do të kulmojë më 20 nëntor në ‘Air Albania’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.