Nga Gazeta ‘Si’- Një 20-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete është vënë në pranga në Bulqizë. Ai është ndaluar nga uniformat blu në aksin rrugor Krastë – Bulqizë dhe gjatë kontrollit që i është ushtruar në mjet, i është gjetur e fshehur 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, me një krehër me 10 fishekë.
Arma, municioni dhe automjeti i 20-vjeçarit O.G u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




