Gazeta Si – Dy të rinj në Vlorë që përdornin për blerje kartëmonedha euro false, janë arrestuar në flagrancë..
Policia thotë se në pranga ranë A.A. 23 vjeç nga Dibra dhe D.A. 22 vjeç nga Fieri, të cilët kanë përdorur kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara, për të blerë produkte në disa subjekte tregtare në qytetin e Vlorës.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve, Policia e Vlorës referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 21-vjeçarin M. V., pasi dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë kriminale të 2 të arrestuarve.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2500 Euro të dyshuara të falsifikuara, 120 400 lekë, 1 automjet tip “BMW” dhe 4 celularë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




