Ka ndodhur

Qarkullimi në rrugën e Arbrit pa probleme, 1200 hektarë tokë të përmbytura në Shkodër

Gazeta Si- Pas disa orësh, në rrugën e Arbrit është qetësuar situata dhe vijon qarkullimi i lirë i automjeteve.

Edhe në Korçë, moti është i kthjellët dhe nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve, të cilave u rekomandohet të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë.

Ndërkohë në Shkodër sipërfaqja totale e përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut është 1220 hektarë tokë. Ujësjellësi Oblika 1 është totalisht jashtë funksionit. Gjithashtu në disa rrugë është e pamundur të qarkullohet përveçse me automjete të larta, për shkak se ka prani të madhe të ujit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë