Futboll

Qarabag shumë i fortë, Shkëndija zbret në Europa League

Nga Gazeta Si – Manita azere ndaj kuqezinjve tetovarë në ndeshjen e kthimit në Baku. Qarabag zgjati serinë e ndeshjeve pa humbje në 7 dhe arriti fitoren e katërt rradhazi që i prishi rekordin e rrjetës së paprekur.

Ironikisht, rezultati u zhbllokua nga Tamba për Shkëndijën. Avantazh që zgjati vetëm 6 minuta pasi Cake ktheu barazpeshën. 2 minuta më vonë ishtë Kady Borges që kaloi vendasit në avantazh të cilët nga ai moment nuk e kthyen kokën pas.

Akhundzade në 33’ dhe Jankovic në 35’ mbyllën me poker në favor të vendasve pjesën e parë. Në të dytën ishte Leandro Andrade që shënoi golin e 5 për Qarabag që kualifikohet në playoff-in e Champions League.

Ndërsa Shkëndija do të vazhdojë rrugën e saj në Europa League ku do të ndeshet me humbësin e çiftit  PFC Ludogorets 1945/Ferencvárosi TC.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë