Keshilla

Pyetja më e shpeshtë në parfumeri, merr përgjigje! Ja pse nuk iu zgjat parfumi

“Pse nuk më zgjat parfumi?”

Është një nga – nëse jo – pyetjet më të shtruara në parfumeri. Por, si të gjitha pyetjet e mëdha, përgjigja është e ndërlikuar.

Këtu janë pesë arsye pse mund të mos nuhasni aromën e parfumit tuaj.

Mungesa e nuhatjes: Truri “verbohet” nga aroma e trupit tënd

Sistemi jonë nervor – qendra e kontrollit të trupit, ka evoluar për t’u bërë më pak i ndjeshëm ndaj stimujve të përsëritur. Në periudhat e lashta, kjo e forcoi jeriun përballë rreziqeve që i kanoseshin.  Kjo është arsyeja pse një aromë, pamje, teksturë ose shije e re rrit interesin tonë. Trupi ynë thotë, prit një minutë, kjo është e re. Çfarë është ajo?

Kur bëhet fjalë për aromat ne nuk kemi më perspektivë. Nëse ti vendos të njëjti parfum ccdo ditë, ti mendon se forca e aromës është zbehur me vitet, ose edhe brenda ditës. Prandaj ti nuk e kupton aromën e shtëpisë tënde, ndërsa të tjerët e dallojnë menjëherë.

E njëjta gjë ndodh edhe me parfumin që ti vendos. Hunda dhe truri janë mësuar tashmë. Madje ti mund ta humbasësh tërësisht aromë, por ti e mban mend atë dhe njerëzit e tjerë do ta ndjejnë më shumë se ti.

Çfarë parfumi të pëlqen: Lloji i parfumit që të tërheq përcakton dhe jetëgjatësinë e tij

Shitësit e parfumeve flasin gjithmonë për piramidën e aromave dhe për arsye pozitive. Piramida prezanton të gjitha shkallët e evoluimit të aromës. Shumica e përbërësve janë të lëvizshëm, pra ata kanë një jetë “rafti”. Kryesisht parfumet krijohen nga përbërës të tillë të njohur si VOC, që nuhaten dhe shijohen në herë të parë. nëse janë të tillë, do të thotë që aroma do të zbehet me kohën. Disa përbërës apo molekula avullojnë më shpejt se të tjerat.

Ata që ikin më shpejt janë zakonisht parfumet me aromën e freskët të qitros dhe nota bimore. Çdo përbërës ka një jetëgjatësi individuale – përgjithësisht ato qëndrojnë në lëkurë për 30 minuta.

Nuancat e zemrës – janë përbërësit thelbësorë të parfumeve të mira që zgjasin 1-2 orë. Aromat e luleve, erëzave dhe ushqimeve, si mjalti, çokollata, vanilja etj, dominojnë këtë kategori.

Të fundit janë nuancat bazë. Këtu bëjnë pjesë aromat e forta si të drurit, qelibarit dhe lëkurës.

Sa më e thellë të jetë aroma aq më shumë do të zgjasë.

Nga ana tjetër, nëse të pëlqen aroma e qitros, luleve, parfumi jot do të zgjasë më pak dhe do të të duhet ta rispërkasësh. Por edhe lëkura është faktor i rëndësishëm për jetëgjatësinë e një arome. Lëkurat e thata ose ato të yndyrshme, ndërhyjnë tek fuqia e parfumit.

Ekstrakti vs Eau de parfum vs Eau de toilette: Zgjidh përqendrimin

Blerja e një parfumi me përqëndrim të lartë do ta mbajë atë më gjatë. Cili është ndryshimi?

Parfumi është një përzierje e dy gjërave: përqendrimi i parfumit + alkool.

Alkooli nuk ndjehet, “përqëndrimi” po. Sa më shumë të jetë në një parfum, aq më gjatë do të jetojë.

Eau de Parfum kanë përqëndrim të lartë 20-25%.

Eau de toilette ka më pak nga të gjithë, 10-12% dhe ekstrakti (eliksir) është më i përqëndruari, mbi 25%. Sa më i përqendruar të jetë parfumi, aq më i shtrenjtë është ai.

Anosmia: Mungesa e nuhatjes

Ka disa njerës që nuk munden të nuhasin asnjë aromë. Aroma për to është koncept, por nuk e dallojnë dot. Pak a shumë sic ishim ne gjatë Covid-19. Ka persona të tjerë që kanë anosmi të pjesshme, pra nuk ndjejnë aroma të caktuara. Prodhuesit e parfumeve prandaj krijojnë përzierje të ingridientëve në parfume, me shpresën që këta njerëz do të ndjejnjë një nga përbërësit.

Lëkura ndikon në jetëgjatësinë e parfumit

Jetëgjatësia e parfumit ndryshon sipas llojit të lëkurës, e thatë, normale apo e yndyrshme. Për lëkurat e yndyrshme, notat e thella qëndrojnë më gjatë, për shkak të lagështirës që ka trupi. Për lëkurat e thata është e kundërta. Asnjë lloj arome nuk qëndron gjatë. Ekspertët rekomandojnë vendosjen e një locioni paraprakisht në vendet ku doni të spërkasni parfumin, që të rrijë më gjatë.

Niveli i pehashit është faktor i rëndësishëm. Shumica e llojeve të lëkurës ka një pehash rreth 4.5 në 6.2. Nëse lëkura jote është acide (afër 0) parfumi do të zbehet shpejt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë