Bota

Putini, për vdekjen e Prigozhin: Ndoshta po luanin me një granatë dhe ishin të dehur

Gazeta Si – Versioni i Vladimir Putinit për vdekjen e Evgeni Prigozhinit është i thjeshtë: ishte i gjithë faji i tij, ndoshta ata po luanin me një granatë dore, ndoshta edhe ishin të dehur.

Udhëheqësi i Kremlinit, gjatë një ngjarjeje në Soçi, dha të vërtetën e tij për fundin e shefit të Ëagner, i cili vdiq më 23 gusht në bordin e avionit me të cilin po udhëtonte.

Në trupat e viktimave u gjetën fragmente të një granate, kështu që kjo mund të sugjerojë një shpërthim aksidental.

Për më tepër, përsëri në rindërtimin e ngjarjes, nuk ka asnjë gjurmë ndikimi jashtë avionit.

Detaji do të përjashtonte kështu tezën e raketës, një skenar i hipotezuar nga disa media së bashku me atë të një pajisjeje të fshehur në bord.

Putin shprehu keqardhjen që gjatë autopsisë nuk u krye asnjë test për të verifikuar praninë e alkoolit ose drogës.

Një aludim i dukshëm për mundësinë që “kuzhinieri” dhe shoqëruesit e tij të ishin nën ndikimin e substancave, kushte që do të kishin çuar në gjeste të pakujdesshme. Ndoshta edhe me një granatë.

Lideri kujtoi se gjatë kontrollit në vilën e Prigozhinit, u gjetën pesë kilogramë kokainë.

Një fotografi “perfekte”: mercenarët në avion nuk janë në kontroll të plotë, ata kanë armë, ndoshta kanë sjellë me vete një granatë që shpërthen befas.

Zgjidhja e misterit, për numrin një, nuk përfshin fajtorë të tjerë, veprime keqdashëse, sulme, intriga.

Është varianti i rënies nga dritarja. Putin, gjatë takimit, më pas zbuloi se mijëra anëtarë të Ëagner-it kishin nënshkruar aktin e nënshtrimit ndaj Mbrojtjes.

Marrëdhëniet me kompaninë e sigurimit – sipas tij – kanë qenë të komplikuara, pasi “kompania” ka lindur jashtë një kuadri ligjor dhe kjo do të kishte ndikuar në vijimin e veprimtarisë së saj.

Ndërhyrja e liderit, sipas vëzhguesve, është një goditje e mëtejshme për figurën e Prigozhinit, për imazhin e tij.

Referenca për përdorimin e alkoolit, disponueshmërinë e drogës dhe sjelljen e tepruar, shërben për ta denigruar atë në publik.

Putini më pas duket i kujdesshëm në lidhje me përdorimin e mercenarëve: ndoshta ai synon t’i përdorë ata vetëm për operacione jashtë vendit, për shembull si në Afrikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë