Bota

Putin viziton Mongolinë pavarësisht thirrjeve për arrestimin e tij

Nga Gazeta 'Si'-Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po viziton Mongolinë, teksa shteti mikpritës nuk ka shfaqur shenja se do t’i dëgjojë thirrjet për arrestimin e tij në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) vitin e kaluar lëshoi fletarrestim për Putinin, të cilin e akuzon për dëbim dhe transferim të paligjshëm nga pjesët e pushtuara të Ukrainës për në Rusi.

Para vizitës, Ukraina i bëri thirrje Mongolisë që ta dorëzojë Putinin te gjykata në Hagë. Bashkimi Evropian, ndërkaq, shprehu shqetësime se Mongolia, shtet anëtar i GJNP-së, nuk do ta respektojë këtë fletarrestim.

Pavarësisht thirrjeve për respektimin e fletarrestimit, zyrtarët në Mongoli e pritën me nderime të larta Putinin.

Vizita e tij përkon me 85-vjetorin e fitores të trupave sovjetike dhe mongoleze ndaj ushtrisë japoneze në më 1939.

Ndryshe, Mongolia është anëtare e GJNP-së që nga viti 2003. Kremlini më herët ka deklaruar se nuk është “i shqetësuar” për këtë udhëtim.

Presioni ndërkombëtar

ICC akuzon Putinin se është përgjegjës për rrëmbimet e fëmijëve nga Ukraina, ku luftimet janë ndezur për dy vjet e gjysmë. Një nga gjyqtarët e gjykatës, Erdenebalsuren Damdin, është vetë mongol.

Komisioni Evropian i ka bërë thirrje gjithashtu Mongolisë që të përmbushë detyrimet e saj ndaj GJNP-së dhe të arrestojë Putinin.

"Mongolia, si të gjitha vendet e tjera, ka të drejtë të zhvillojë lidhjet e saj ndërkombëtare sipas interesave të veta," tha zëdhënësja e Komisionit Evropian Nabila Massrali, duke shtuar: "Mongolia është një shtet palë në Statutin e Romës të ICC që nga viti 2002, me detyrimet ligjore që ajo sjell.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë