Bota

Putin takohet me Vuçiçin në Kinë- Kosova, mes temave të diskutimit

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka mbërritur në Kinë për të marrë pjesë në atë që është quajtur si “parada e diktatorëve”.

Atij iu rezervua një pritje e ngrohtë në aeroport.

Më herët, presidenti serb konfirmoi se po nisej për një udhëtim 5-ditor.

Gjatë qëndrimit në Kinë, Vuçiç do të takohet me presidentin e vendit, Shi Xhinpin, gjithashtu edhe me liderin e Rusisë, Vladimir Putin. Mes temave që do të diskutojë me udhëheqësit që shpallën rendin e ri botëror, është edhe çështja e Kosovës.

Moska dhe Pekini i kanë dhënë mbështetje të plotë Beogradit, ndërsa janë zotuar që të mos njohin pavarësinë e Kosovës. Vuçiç do të diskutojë me Putin dhe Shi Xhinpin edhe për thellimin e mardhënieve dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Serbia shpreson që të marrë investime të reja nga Kina, ndërsa me Rusinë kërkon që të ruajë furnizimin me gaz.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë