Analize

Putin rikthehet për të “vënë nën kontroll” Ballkanin!

Dhjetëra avionë luftarakë shoqëruan aeroplanin e tij dhe 7,000 policë kanë rrethuar qendrën e Beogradit. Banorëve u është bërë thirrje mos të dalin në ballkone për të parë presidentin, por pavarësisht sigurisësë lartë, dhjetëra mijëra njerëz përshëndeten kreun rus gjatë vizitës në Kishën e Shën Savas, kisha më e madhe ortodokse në Serbi. Një kishë ka marrë emrin e tij, ndërkohë që në Beograd janë shitur qindra bluza me fytyrën e tij. Vladimir Putin është një gëzim i pashembullt për Serbinë!

Kjo vizitë e Putinit është parë si një zhviillim i rëndësishem politik në një kohë kur ekziston një mundësi për rritjeb e angazhimit të drejtpërdrejtë të fuqive kryesore në botë për zgjidhjen e çështjes së raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Por vetëm dy ditë përpara vizitës Serbi, Putin dha një intervistë ekskluzive për dy media serbe duke akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po përpiqen të destabilizojë rajonin e Ballkanit.

“Në 2008-ën Uashingtoni mbështeti pavarësinë e Kosovës, të shpallur në mënyrë të jashtëligjshme në 1999-ën. Në 2017-ën, Mali i Zi u bë pjesë e NATO-s pavarësisht se gjysma e popullit ishte kundër. Vitin e kaluar nisën procedurat e anëtarësimit me forcë të Maqedonisë në NATO, duke shfrytëzuar procedurën për ndryshimin e emrit që në fakt rishikon identiteti kombëtar të maqedonasve. Votuesit e injoruan procesin duke bërë të dështojë referendumi, por procesi vazhdoi me presion nga jashtë”.

Shefi i Kremlinit anashkaloi megjithatë faktet historike, mbi bazën e të cilave kanë ndodhur këto zhvillime e veçanërisht masakrat e ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve, që çuan në Pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, politika e Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve të tjera perëndimore që synojnë të imponojnë rolin e tyre është një faktor serioz destabilizues në Ballkan. Në intervistën për të përditshmet serbe, Putin tha se këtë vit Serbia do të anëtarësohet në Unionin Ekonomik Euroaziatik, që e bën pjesë të unionit doganor me disa prej ish-republikave sovjetike. Analistët politik e shohin këtë union si përpjekje të Moskës për të ringjallur Bashkimin Sovjetik për të sfiduar zgjerimin e influencës perëndimore në ish-vendet e bllokut komunist.

Sikur të mos mjaftonte kjo, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka ftuar disa nga zërat më anti-NATO në rajon për të marrë pjesë në takimet zyrtare gjatë vizitës së kreut rus. Të mërkurën, një ditë para vizitës së Putinit në Beograd, mediat serbe njoftuan se Vuçiç kishte ftuar udhëheqësit e partisë opozitare të Malit të Zi, Frontin Demokratik, në një drekë zyrtare në nder të kreut të Kremlinit.

Prania e tyre në një tryezë me Putinin nuk ka të ngjarë të jetë rastësi, pasi Andrija Mandiç dhe Milan Knezheviç, kanë nisur një iniciativë për hapjen e kufijve midis Malit të Zi, Serbisë dhe Republikës Srpska në Bosnje-Hercegovinë, për të kundërshtuat hapjen e kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë,

Pak pas deklaratave të kryeministrave shqiptarë për heqjen e kufijve, Mandiç dhe Knezeviç dhanë një deklaratë të përbashkët për mediat, duke theksuar se Serbia gjithmonë ka qenë “motori nxitës i Ballkanit”. Ata e quajtën heqjen e kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë si një tendencë të rrezikshme që mund të çojnë në konflikte të mëdha. “Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama po shkojnë drejt krijimit të një koalicioni anti-serb i përbërë nga Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia dhe të Kosova, deklaruan ata.

Udhëheqësit e opozitës të Malit të Zi Andrija Mandiç dhe Milan Kneževiç ndjekin një protestë përpara Parlamentit në Podgoricë të Malit të Zi më 15 shkurt te vitit 2017.

Analistët perëndimorë shprehin alarmin për ftesën e tyre në takimin me Putinin, pasi Fronti Demokratik i Malit të Zi është një parti pro-ruse e përbërë nga grupe që kundërshtojnë anëtarësimin e vendit në NATO. Mali i Zi ka akuzuar Rusinë se u përpoq të orkestronte një grusht shteti në 2016 për të instaluar Frontin Demokratik në pushtet, duke ndaluar kështu vendin fqinj të anëtarësohej në NATO.

Dy krerët e Frontit Demokratik të ftuar në drekën e Beogradit të enjten me Putin, vizituan Moskën në tetor të 2018-ës. Partia e tyre bën deklarata të shpeshta në favor të një marrëdhënie të fortë me Moskën.

Ekspertët theksojnë se ftesa do të sinjalizonte që presidenti Putin e ka marrë tanimë më seriozisht rritjen e ndikimit rus në Ballkan. Ajo është gjithashtu një sinjal se Vuçiç, është më vigjilent ndaj Moskës se sa aleatët e tij në vendet e Evropës Perëndimore do të donin të besonin.

"Është tepër zhgënjyese që Presidenti Vuçiç, i cili përkrah një politikë pro-europiane për Serbinë, të ftojë krerët politikë të një partie politike anti-perëndimore për të biseduar me presidentin Putin," deklaroi Michael Carpenter, ish-ndihmësi i Sekretar amerikan të Mbrojtjes gjatë kohës së Obamas. "Mandiç dhe Kneževiç besohet se kanë marrë financim nga rusët dhe mund të kenë luajtur një rol të madh në tentativën e grushtit të shtetit në Malin e Zi, të organizuar nga GRU-ja në tetor të vitit 2016. Për më tepër, ata nuk janë as politikanë serbë , kështu që është edhe më e çuditshme që ata të ftohen në një takim me Putinin në Beograd, "thekson ai.

Milorad Dodik, presidenti i Republika Srpska dhe presidenti rus Vladimir Putin shtrëngojnë duart gjatë një takimi në Soçi, Rusi.

Po ashtu edhe Milorand Dodik, udhëheqësi i Republikës Srpska në Bosnje gjithashtu do të udhëtojë për në Beograd për t'u takuar me Putinin. Ai dhe Putin raportohet se kanë diskutuar vazhdimisht që Republika Srpska të ndahet nga Bosnja, ndërkohë që raportet tregojnë se ai ka pranuar pajisje ushtarake nga Rusia. Sipas analistëve, Moska mbështet ambiciet separatiste të Dodik, sepse paqëndrueshmëria në Bosnje do të parandalonte integrimin e saj në NATO dhe BE.

"Milorand Dodik është figura më anti-NATO në të gjithë rajonin, madje më shumë sesa qeveria e Vuçiçit", thotë Jasmin Mujanoviç, autorja e librit “Kriza e Demokracisë në Ballkan”. "Dodik është jashtëzakonisht besnik ndaj patriotëve rus, sepse ai beson se afrimi me Moskën është mënyra më e mirë për mbijetesën e tij politike. Për këtë arsye ai është duke krijuar struktura paralele me ato të Bosnjës, po rekruton agjentë të trajnuar nga Rusia, po nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Rusinë dhe po ashtu po u bën thirrje shërbimeve ruse të sigurisë të trajnojnë policinë e Republikës Srpska, "thekson ajo .

Sipas saj, prania e Dodik në Beograd, së bashku me komplotuesit e grushtit të shtetit në Mali i Zi, e ka kthyer këtë vizitë në thelb një takim anti-NATO të sponsorizuar nga Kremlini.

Zyrtarët rusë nuk bënë asnjë përpjekje për të fshehur agjendën e tyre për Ballkanin. Të enjten, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u tha gazetarëve se Rusia nuk do të pranonte kurrë që Bosnja të bashkohej me NATO-n.

“Shenjtori” Putin

Kisha e Putinit ne Banstolot

Presidenti rus Vladimir Putin tashmë ka një fshat, një raki kumbulle dhe disa kafene në Serbi që kanë emrin e tij. Por tani, edhe një kishë do të mbajë emrin “Vladimir Putin”. E mbuluar me kupolë në ngjyrë ari, kisha e një fshati të vogël në Serbinë veriperëndimore është ende në ndërtim e sipër, por është quajtur tashmë "kisha e Putinit".

Banorët thonë se ajo është ndërtuar në shenjë admirimi për Putinin dhe lidhjet vëllazërore shekullore midis dy kombeve që ndajnë rrënjët e përbashkëta sllave dhe religjionin ortodoks. Tanimë, banorët e Banstolot janë duke pritur me padurim presidentit për të parë kishën nga afër.

"Kjo kishë ka marrë emrin e presidentit, sepse Putini është simboli i një Rusie të re, të drejtë, një Rusi tek e cila serbët kanë filluar të besojnë edhe një herë", tha iniciatori i projektit Branko Simonoviç.

Lidhjet e ngushta midis Rusisë dhe Serbisë janë fuqizuar më shumë kohët e fundit pasi Putini shtoi përpjekjet për të rritur ndikimin e Moskës në rajon. Ajo është akuzuar se ka ndërhyrë në punët e brendshme të Greqisë dhe Maqedonisë për të penguar arritjen e një marrëveshje për emrin dhe po kërkon të bëhet pjesë e diskutimeve të ardhshme për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Popullariteti i Putinit është sidomos në rritje sepse Kremlini po e mbështet Serbinë në mosnjohjen e pavarësisë se Kosovës dhe po lobon bashkë me Beogradin kundër anëtarësimit të saj në organizatat perëndimore.

Presidenti rus Vladimir Putin takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç

Analistët thonë se lidhjet e forta midis kishave serbe dhe asaj ruse kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rivendosjen e ndikimit të Rusisë në Beograd. Të enjten, qindra bluza me imazhin e Putinit janë shitur nga shitësit e rrugëve. Sondazhet thonë se shumica e serbëve besojnë se Rusia është aleati dhe donatori më i madh financiar i vendit të tyre pavarësisht ndihmës së madhe ekonomike nga Perëndimi.

Edhe në Republikën Srpska, autoritetet pro-ruse po ndërtojnë një qendër kulturore dhe fetare serbo-ruse që gjithashtu do të përfshijë një kishë që shumë e shohin si një shfaqje të influencës së fuqishme të Rusisë në Ballkan. Mediat opozitare serbe shprehen me ironi se Beogradi po e pret Putinin si të ishte Papa.

Sipas agjendës së vizitës, të paraqitur nga Presidenca e Serbisë, fillimisht do të mbahet një ceremoni e vendosjes së kurorave në Varrezat e çlirimtarëve të Beogradit dhe pastaj një mirëpritje zyrtare përpara “Pallatit të Serbisë” në Beogradin e Ri.

Burimet: "Neesweek", "Reuters", "The Telegraph".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë