Bota

Putin paralajmëron më shumë përforcime nëse NATO ndërhyn

Vladimir Putin ka paralajmëruar për masa të tjera përforcuese në rast se NATO ndërhyn në kufijtë e Rusisë.

SHBA-ja tregoi se shumë shpejt do të nisin bisedimet diplomatike me shtetin rus për të shuar konflikti që ka me Ukrainën. Rusia ka dërguar rreth 100.000 trupa në kufi të Ukrainës duke shtuar frikën e një pushtimi të mundshëm.

Putin i tha drejtuesëve të ushtrisë se Moska do të reagonte ashpër nëse vendet e tjera bëjnë ndonjë hap më shumë.

Javën e shkuar, Rusia bëri draft me propozime për vendet e NATO-s dhe SHBA-në, që ata të reduktonin ndërhyrjet në Europën Lindore dhe të mos pranonin Ukrainën në Aleancë.  

 Propozimet e tij do të riformonin Europën e përshtatur pas Luftës se Ftohtën, me NATO-n që i kufizohet fuqia dhe “vendosja e kufijve” nga Rusia.

Putin tha se Kremlini është tepër i shqetësuar për afrimin e Aleancës në kufi, sepse aat kanë armë hipersonike që mund të shkatërrojnë Moskën brenda 10 minutave.

“Ne do të sulmojmë nëse kjo ndodh, për të mbrojtur Rusinë dhe sovranitetin e saj”.

Burimi: Financial Times/Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë