Bota

Putin organizon ‘pritje speciale’ për Vuçiçin në Moskë

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbërriti në Moskë, pavarësisht kritikave të ashpra nga Bashkimi Europian dhe tentativës për ta ndalur fluturimin e tij, nga autoritetet letoneze dhe lituaneze.

Aeroplani presidencial u ul në aeroportin e Vnukovos në orën 16:30, pas ndalesës që pati në Azerbjxhan ditën e djeshme, sepse rrezikohej nga raketat ukrainase në zonën e luftës.

‘Për t’i bërë karshillëk’ europianëve që i dolën kundër, Vladimir Putin e ka pritur Vuçiç me mesazhe të ngrohta mirëseardhjeje.

Konkretisht, një mesazh drejtuar presidentit serb u shfaq në disa tabela reklamash në të gjithë kryeqytetin rus.

“Mirë se vini, Shkëlqesia Juaj, Presidenti i Republikës së Serbisë, z. Aleksandër Vuçiç”, shkruhet në tabelat e reklamave në serbisht dhe rusisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë