Gazeta Si – Sanksionet kundër Moskës janë “kundër të drejtës sonë për liri dhe pavarësi, kundër të drejtës për të qenë Rusi”. Kështu u shpreh presidenti rus Vladimir Putin në një fjalim të transmetuar në televizion.
“Ne nuk duam të sakrifikojmë vlerat tona”, shtoi ai, duke sqaruar se si do të ketë “një valë të re migrimi në Evropë”.
Presidenti rus nënshkroi një dekret për pagesën në rubla të furnizimeve me gaz për të ashtuquajturat “vendet armiqësore” dhe u kërkoi vendeve perëndimore të hapin llogari në rubla në bankat ruse për të paguar gazin nga dita e premte, 1 prill 2022.
“Kontratat ekzistuese të furnizimit me gaz, do të ndërpriten nëse blerësit nga vendet armiqësore nuk përmbushin kushtet e reja të pagesës”.
“Shtetet e Bashkuara, – përfundoi ai, – përpiqen të na fajësojnë ne për gabimet e politikave të tyre ekonomike, ata gjithmonë kërkojnë dikë për të fajësuar, është shumë e qartë, ne e shohim. Dhe ata e shtyjnë Evropën të blejë gazin e tyre më të shtrenjtë”.
Në përgjigje të lëvizjes së Rusisë për të detyruar blerësit e huaj të paguajnë me rublave për gazin rus, qeveritë e Francës dhe Gjermanisë “do të koordinohen nga afër dhe në baza ditore” për të reaguar ndaj rritjes së çmimeve dhe goditjes së energjisë.
Në Berlin, gjatë një takimi dypalësh, ministrat gjermanë të ekonomisë, Robert Habeck dhe francezët, Bruno La Maire, deklaruan.
“Ne jemi të vendosur të mbrojmë bizneset dhe buxhetet private. Në asnjë rrethanë nuk do të pranojmë të paguajmë për gazin në monedha të tjera”, shpjegoi La Maire.
“Ne nuk duhet të japim mesazhin se ne lejojmë veten të shantazhohemi nga Putin”, – shtoi Habeck. Gazi rus përbën rreth 40% të importeve të gazit natyror të BE-së, me Gjermaninë klientin më të madh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




