Bota

Putin: Irani ka të drejtë për një program bërthamor civil, s’ka prova për armë atomike

Gazeta Si – Vladimir Putin mbrojti të drejtën e Iranit për të pasur një program bërthamor civil. “Irani ka të drejtë për programe për përdorimin e teknologjisë bërthamore për qëllime paqësore”, tha ai në një intervistë me Sky Neës Arabia, të raportuar nga Tass.

Rusia është e gatshme t’i ofrojë Iranit, “si në vitet e kaluara, ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme” për zhvillimin e energjisë bërthamore paqësore, shtoi ai.

Sipas Putinit, si Irani ashtu edhe Izraeli duhet të marrin pjesë në procesin e negociatave mbi programin bërthamor të Iranit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) nuk ka prova se Irani po kërkon të zhvillojë armë bërthamore, tha Presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë me “Sky Neës Arabia”.

“Irani ka deklaruar vazhdimisht se nuk po kërkon të zhvillojë armë bërthamore. Dhe IAEA nuk ka prova ose shenja se Teherani po zhvillon armë bërthamore”, tha udhëheqësi rus.

Lëshimi i një fetvaje në Iran që ndalon zhvillimin e armëve bërthamore ka peshë të konsiderueshme, tha ndër të tjera, Putin.

Putin vuri në dukje se Irani është një komb islamik i qeverisur nga parimet e veta. “Dua t’ju kujtoj se Irani ka miratuar një fetva që ndalon posedimin e armëve bërthamore”, tha udhëheqësi rus, siç raportohet nga Tass. “Dhe kjo është me rëndësi të madhe”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë