Nga Gazeta ‘Si’- Pasi e cilësoi Presidentin rus Vladimir Putin të çmendur për sulmet masive në të gjithë Ukrainën, Kremlini ka deklaruar se pretendimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump mund të jetë për shkak të mbingarkesës emocionale.
“Jemi vërtet mirënjohës ndaj amerikanëve dhe personalisht Presidentit Trump për ndihmën e tyre në organizimin dhe nisjen e këtij procesi negociator. Sigurisht, në të njëjtën kohë, ky është një moment, i cili shoqërohet me mbingarkesën emocionale”, tha zëdhënësi i Kremlinit, kur u pyet për komentet e Trump për Putinin.
Ndërkaq puna mbi propozimin e Rusisë për një marrëveshje të mundshme paqeje për luftën në Ukrainë po vijon por ende nuk është paraqitur një draft.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




