Ne rrjet

Putin anulon dekretin për sovranitetin e Moldavisë, arsyet e krizës dhe çfarë ndodh tani

Kremlini anulon traktatin për të ardhmen e Transnistrisë, një rrip i vogël separatist moldav në kufirin me Ukrainën, i mbështetur nga Moska dhe në të cilin janë të pranishëm 1500 ushtarë rusë. Arsyet e krizës dhe skenarët

Gazeta Si – Vladimir Putin anuloi një dekret të majit 2012 që mbështeti sovranitetin e Moldavisë, duke ripërtërirë vështrimet e Rusisë në vendin në kufi me Ukrainën.

Dokumenti u hartua si pjesë e “masave të zbatimit të politikës së jashtme të Federatës Ruse”, me një fokus të veçantë në Transnistri, një rajon separatist pro-rus i mbështetur nga Moska, i cili pret trupat ruse pikërisht pranë kufirit “të nxehtë”.

Pyetja e vërtetë është: çfarë ndodh tani? Si duhet të interpretohet lëvizja e Kremlinit? Dhe, përsëri, në çfarë konsiston ky dekret i anuluar?

Tiraspol, Transnistria, Moldova – August 25, 2020: Transnistria state emblem and flags – downtown of the city Tiraspol

Dekreti i anuluar – Pasi akuzoi edhe një herë Perëndimin për fillimin e konfliktit në Ukrainë, presidenti rus devijon me forcë nga objektivat e nënshkruara 11 vire më parë, të bashkëpunimit me BE-në për krijimin e “një hapësire të vetme ekonomike dhe njerëzore nga Atlantiku në Oqeanin Paqësor dhe zhvillimi i “marrëdhënieve me NATO-n”.

Një nga pikat më urgjente, ishte pikërisht “zgjidhja e problemit të Transnistrias, bazuar në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial” të Moldavisë.

Por gjithçka u anulua, papritmas. Kështu, konflikti i ngrirë midis Moldavisë dhe Transnistrisë, si në rajonet e tjera ish-sovjetike në Detin e Zi (dhe si ai i Donbass që nga viti 2014), kërcënon të shpërthejë një vit pas pushtimit në Ukrainë.

Çfarë dëshiron Rusia – Mediat ndërkombëtare, “Guardian” para së gjithash, ka nënvizuar rinisjen e fuqishme nga Rusia të një fushate hibride që përfshin Moldavinë, një vend strategjik për fatin e luftës aktuale.

Disa raportojnë gjithashtu se po planifikohet një grusht shteti të mbështetur nga Moska për të instaluar një regjim “miqësor” në kombin e vogël fqinj të Ukrainës.

Një e dhënë në mbështetje të kësaj teze, do të vihej re në dorëheqjen në fillim të shkurtit të qeverisë pro-evropiane moldave, e cila nuk mundi të përballonte peshën e krizës socio-ekonomike (shumë të thellë) dhe politike që u përkeqësua në vend pas 24 shkurtit 2022.

Presionet e brendshme dhe të jashtme i kanë dhënë jetë një grushti të shtetit ndaj qeverisë së kryeministres Natalia Gavrilita, e zëvendësuar nga Dorin Recean.

Megjithatë, kjo zgjedhje ruan linjën pro-BE (dhe anti-ruse) të presidentes së Maia Sandu dhe për këtë arsye është “e pakëndshme” për Kremlinin.

Më 13 shkurt, vetë presidentja moldave kishte denoncuar publikisht ekzistencën e një plani rus për të përmbysur qeverinë nga brenda, me agjentë të huaj të fshehtë.

Arsyet historike – Integriteti territorial i Moldavisë, një vend zyrtarisht neutral post-sovjetik dhe kandidat për anëtarësim në BE, është testuar ashpër që nga viti 1990 nga Republika e Transnistrisë, një territor ‘de facto’ i pavarur i mbështetur nga Moska.

Nuk është rastësi që tridhjetë vjet më parë përplasjet që çuan në këtë gjendje, quhen “Lufta Transnistriane”.

Ky brez i vogël, i tërhequr nga rrjedha e lumit Dnjestër dhe nga kufijtë e rajonit ukrainas të Odesës, ishte pjesë e Republikës së Ukrainës pas Luftës së Parë Botërore, për t’u bërë më 1924 një ent politik autonom i quajtur Republika Socialiste Sobjetike Autonome, me kryeqytet Tiraspolin, por ende brenda Ukrainës komuniste.

Moldavia, e quajtur atëherë Besarabia, u përfshi në Rumaninë e sotme. Pakti Molotov-Ribbentrop, i nënshkruar nga BRSS dhe Gjermania naziste, përcaktoi pushtimin sovjetik të Besarabisë, Bukovinës veriore dhe krijimin e SSR-së së Moldavisë në vitin 1940.

Transnistria u përfshi në republikën e porsalindur socialiste. Me rënien e Bashkimit Sovjetik, Moldavia shpalli pavarësinë e saj dhe e shpalli “të anuluar” paktin e gjysmë shekulli më parë.

Pse Moldavia – Shkaqet e krizës në Moldavi, me vetëm 2.5 milionë banorë dhe PBB-në më të ulët për frymë në Evropë, janë të lidhura kryesisht me veprimet ruse.

Nga pikëpamja energjetike, vendi në fakt është tërësisht i varur nga furnizimet ruse, të cilat janë kufizuar nga Kremlini.

Norma e inflacionit është ngjitur në 30% dhe faturat e karburanteve kanë arritur pothuajse ekuivalentin e një pensioni minimal mujor.

Moldavia ka qenë gjithashtu prej kohësh objektiv i sulmeve kibernetike dhe i dezinformatave të ngutshme të përcjella nga mediat proruse.

Gjithçka u rëndua nga ardhja e mbi 700,000 refugjatëve ukrainas që nga fillimi i luftës.

Rusia më pas bllokoi gjithashtu importet e verës moldave, produkti kryesor i sektorit agro-ushqimor të vendit.

Qytetarët moldavë pothuajse të gjithë kanë shtetësi të dyfishtë (ose të trefishtë), popullsia ndahet pothuajse në mënyrë të barabartë midis ukrainasve, moldavëve dhe rusëve dhe mund të kalojë kufirin për në Moldavi.

Edhe nga pikëpamja ekonomike, marrëdhënia me Evropën mbetet e fortë: rreth 70% e eksporteve të Tiraspolit shkojnë në BE falë marrëveshjeve midis Brukselit dhe Kishinjeut (DCFTA).

Transnistria Strategjike Rreth 1,500 ushtarë rusë janë të stacionuar në Transnistrinë e shkëputur, vetëm një “hedhje guri” nga Ukraina.

Vlera strategjike e kësaj republike të pavarur, nuk është vetëm gjeografike.

Në llogaritjet e Moskës, ngrirja e konflikteve në zonë do të shërbente për të krijuar një tampon me NATO-n, pikërisht si me Ukrainën përpara pushtimit të Krimesë në 2014 dhe të vendit në 2022.

Me marrëveshjet e Minskut, Kremlini synonte për shembull të një federalizim i Ukrainës, duke u mbështetur në rajonet e shkëputura si levë për të manovruar sigurinë dhe politikat e jashtme të Kievit.

Nëse nga njëra anë Transnistria ka mbi vete hijen e Rusisë, nga ana tjetër ka një Moldavi të përqafuar nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar: të parët po ndërtojnë një nga ambasadat më të mëdha amerikane në Kishinau.

Ndërsa Londra po nënvizon nevojën për të pajiët ushtarakisht vendin sipas standardeve të NATO-s për të ndihmuar në mbrojtjen e tij nga kërcënimi i një pushtimi rus.

Ndërkohë, megjithatë, Transnistria e paraqet veten si një kështjellë e vërtetë besnike ndaj Moskës, e cila i reziston infiltrimeve të mundshme ultra-nacionaliste nga Ukraina dhe numëron disa depo municionesh, siç është vendi i madh i depozitimit të Kolbasna i vendosur në të gjithë territorin.

Sipas sondazheve të pavarura, më shumë se 42% e banorëve të Transnistrias e përkufizojnë veten si “rusë etnikë”, si njerëz të republikës së pavarur.

Çfarë ndodh tani? – Pikërisht për shkak të rëndësisë së saj strategjike, për shumë njerëz, Moldavia përfaqëson “Ukrainën e ardhshme”, me synimin për të zgjeruar konfliktin.

I njëjti Sekretar i Shtetit i SHBA-ve, Antony Blinken, në Konferencën e Mynihut i shprehu shqetësim presidentit moldav për një komplot të mundshëm që do të synonte të vendoste një regjim miqësor me Moskën në Moldavi.

Edhe pse një pushtim i plotë i “stilit të Ukrainës” duket i pamundur, Moldavia është në qendër të tabelës ruse të shahut.

Prania e oligarkëve pro-rusë me kapitale të mëdha dhe një pakicë e konsiderueshme etnike ruse, janë faktorë favorizues për Moskën.

Rikthimi i Moldavisë në orbitën ruse do të shkatërronte gjithashtu bashkëpunimin ushtarak me Rumaninë fqinje, një mburojë e NATO-s dhe BE-së në zonë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kohët e fundit e përshkroi Moldavinë si “projektin e ri anti-rus” të Perëndimit.

Aq më tepër arsyeja për të mos anashkaluar shtrirjen e trazirave sociale në krahun ukrainas, të cilat mund të përdoren me një “efekt domino” të rrezikshëm.

Për momentin, vendi mbetet i shtypur midis presionit nga Perëndimi dhe Rusia. Ashtu si Ukraina para shpërthimit të luftës.

Përshtati në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë