Mimi Kodheli, në cilësinë e zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka dënuar ashpër vendimin e Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e cila është edhe kryetarja e komisionit të Jashtëm, tha se “udhëheqësit e Rusisë duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për pasojat e veprimeve të tyre”
“Shqipëra dënon në termat më të ashpër sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe qeverinë e Bjellorusisë për mundësimin e këtij sulmi. Shqipëria mbështet pa asnjë ekuivok sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Me aleatët tanë qëndrojmë përkrah popullit të Ukrainës dhe presidentit të saj legjitim të dalë nga zgjedhjet demokratike, parlamentit e qeverisë së Ukrainës. Mendimet tona janë me gjithë familjet e viktimave dhe të plagosurve.
Ne i bashkohemi deklaratës së Këshillit të Atlantikut të Veriut që i bën thirrje Rusisë që duhet të ndërpresë menjëherë veprimet e saj ushtarake dhe të tërheqë të gjitha forcat e saj të vendosura brenda dhe rreth Ukrainës të lejojë akses dhe ndihmë të sigurt e të papenguar humanitare për gjithë personat në nevojë.
Dënojmë fuqishëm vendimin e Rusisë dhe i bëjmë thirrje të tërhiqet nga rruga e dhunës dhe agresionit.
Udhëheqësit e Rusisë duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për pasojat e veprimeve të tyre”, thuhet në deklaratën e Mimi Kodhelit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




