Futboll

Pushojnë kampionatet, në fushë zbresin Kombëtaret

Nga Gazeta Si – Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappé dhe Mikel Merino po kalojnë një formë të shkëlqyer ndërsa Portugalia, Franca dhe Spanja synojnë të vazhdojnë ecurinë e tyre perfekte në fushatën kualifikuese evropiane.

Më poshtë do të bëjmë një analizë të ndeshjeve kryesore të këtyre eleminatoreve.

  • Raundi i shtatë – 9 Tetor 2025
    G
    – Finlandë vs Lituani (18:00)
    L – Çeki vs Kroaci
    C – Skoci vs Greqi
    C – Bjellorusi vs Danimarkë
    H – Qipro vs Bosnje Hercegovina
    L – Ishujt Faroe vs Mali i Zi
    G – Maltë vs Holandë
    H – Austri vs San Marino

Grupi C:
Përballja me Greqinë në “Hampden Park” do t’u sjellë kujtime të hidhura skocezëve, pas humbjes 3-0 që i zbriti nga Liga A e “UEFA Nations League” në Mars.

Megjithatë, ekipi i Steve Clarke ka bërë një nisje premtuese të Gr C.

Nga ana tjetër, Greqia kërkon rikthimin te fitoret pas humbjes 3-0 në shtëpi ndaj Danimarkës, ndërsa Bjellorusia që pret danezët ende nuk ka asnjë fitore.

Grupi G:
Memphis Depay u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Holandës, duke shënuar golin vendimtar në fitoren 3-2 ndaj Lituanisë në Shtator.

Tani skuadra e Ronald Koeman kryeson Gr G me një ndeshje më pak dhe udhëton drejt Maltës.

Lituania mund të niset pas paraqitjes pozitive në atë ndeshje, teksa përballet me Finlandën, e cila humbi ndaj Polonisë në javën e gjashtë.

Grupi H:
Austria mori një fitore vendimtare 2-1 ndaj Bosnje Hercegovinës në takimin e fundit, duke ruajtur ecurinë perfekte në Gr H përpara ndeshjes së radhës ndaj San Marinos.

Megjithatë, skuadra e Sergej Barbarez mbetet në krye, pasi ka luajtur një ndeshje më shumë, dhe do të kërkojë ta mbrojë atë pozicion në transfertë ndaj Qipros, të cilën e mundi 2-1 në Mars.

Grupi L:
Kroacia ka qenë mbresëlënëse deri më tani në Grupin L, me katër fitore në po aq ndeshje, duke shënuar 17 gola dhe pësuar vetëm një.

Çekia ndodhet menjëherë pas saj me katër fitore në pesë ndeshje, por u mposht 5-1 në përballjen e Qershorit përballë kroatëve, ndaj ka shumë punë në ndeshjen e rradhës në Pragë.

Ndërkohë Mali i Zi, e nisi me fitore 1-0 ndaj Ishujve Faroe në javën e dytë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë