Futboll

Pushime në Ibiza pas humbjes me Maincin, polemika për lojtarët e Bajernit

Gazeta Si – Polemika për një grup futbollistësh të Bajernit të Mynihut, të cilët shkuan për pushime në Ibiza një ditë pas humbjes 3-1 ndaj Maincit dhe paraqitjes së dobët në këtë ndeshje. Në fakt, bavarezët e fituan titullin e 10-të radhazi dhe të 32-in në histori 3 javë para mbylljes së Bundesligës.

Trajneri Julian Nagelsman iu përmbajt programit të tij, duke i lënë futbollistët të dielën dhe të hënën pushim, ndaj dhe pjesa më e madhe e tyre ka përfituar për pak pushim në ishullin spanjoll.

Festa e Bajernit pas fitimit te titullit. Gazeta Si, 2 maj 2022

Një sjellje, që është shoqëruar me kritika nga shtypi gjerman dhe opinioni futbollistik. Ish-lojtari i Bajernit, Lotar Mateus, nuk është kursyer ndaj këtyre lojtarëve, kurse trajneri i Hertës së Berlinit, Feliks Magath, ka vënë në dyshim profesionalizmin e lojtarëve të ekipit bavarez.

Nga ana tjetër, drejtori sportiv i klubit të njohur gjerman, Hasan Salihamixhiç, i ka mbrojtur futbollistët, duke thënë se pushimi dyditor ishte programuar që para humbjes me Maincin si një “mënyrë për të forcuar grupin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë