Ka ndodhur

Punonjësit e fabrikës së qumështit i vjedhin firmës 250 litra karburant

Gazeta Si – Dy punonjës të një fabrike qumështi në Tiranë, janë arrestuar, pasi kanë vjedhur 250 litra karburant nga në firmën ku punonin.

Policia thotë se 46-vjeçari me iniciale A.K  dhe 39-vjeçari M.V akuzohen  për veprën penale vjedhje e kryer në bashkëpunim.

Të arrestuarit ishin të punësuar si agjentë shitjesh në një fabrikë për përpunimin e qumështit dhe në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sasi karburanti nga automjetet që përdornin për të shitur produktet e fabrikës.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, gjatë muajit të fundit, kanë vjedhur rreth 250 litra karburant, nga automjetet që ata përdornin për punën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë