Gazeta Si – Drejtuesi teknik i një objeekti në ndërtim është arrestuar në Tropojë, pasi një punëtor ra nga kati i 5 dhe humbi jetën një ditë më parë.
Policia tha se në pranga ka rënë 40-vjeçari me iniciale M.Ç., i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ai dyshohet se nuk ka marrë masat e nevojshme për zbatimin e rregullave në punë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë, bënë ndalimin e shtetasit M. Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i një subjekti për ndërtim pallati, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’. Ky shtetas dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë në ndërtimin e një pallati në qytetin e Bajram Currit. Ditën e djeshme, gjatë punës në këtë objekt është rrëzuar nga kati i pestë, shtetasi A. S., 44 vjeç, banues në fshatin Gri, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, – njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




